Telegrafi

Si rrallëherë, Jolie publikon fotografi të fëmijëve në rrjetet sociale

(Foto: Variety)

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, ka postuar fotografi të dy vajzave të saj në profilin e krijuar së fundmi në Instagram, gjë që i habiti fansat, sepse deri më tani, përveçse nuk kishte profile në rrjetet sociale, ajo nuk donte të ndante imazhe dhe informacione për fëmijët në publike.

Fotografia e parë tregon 16-vjeçaren Zahara Jolie-Pitt duke lexuar romanin e parë të Tony Morrison, “The Bluest Eye”, i botuar për herë të parë në vitin 1970.

Fotografia e dytë tregon 15-vjeçaren Shiloh duke lexuar librin “The Dark Lady od Akale”, i cili doli këtë vit.

“Fundi i leximit të verës. Këto janë disa nga të preferuarat në shtëpinë tonë. Do të doja t’i dija tuajat”, shkroi Jolie në përshkrimin e fotografive.

Lexo po ashtu Angelina Jolie thotë se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj gjatë martesës me Brad Pitt

Përveç Zahara dhe Shiloh, Jolie dhe ish-burri i saj, Brad Pitt, janë prindër të 20-vjeçarit Maddox, 17-vjeçarit Pax dhe binjakëve 13-vjeçarë Vivienne dhe Knox.

Jolie ka qenë në Instagram për më pak se një muaj, dhe kur iu bashkua rrjetit social në gusht, ajo hyri në histori si përdoruesja që arrin më e shpejt një milion ndjekës.

Kjo është hera e parë që Angelina u ka dhënë fansave “qasje” në jetën e saj private dhe në rolin e nënës. Herën e fundit që ajo ishte në publik me vajzat Zahara dhe Shiloh, ishte në fund të vitit 2019, kur ato dyja u shfaqën pranë nënës së tyre në premierën evropiane të filmit “Maleficent” në Romë. /Telegrafi/