Telegrafi

Si rrallëherë, Adriana Matoshi publikon fotografi me bikini

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është tejet aktive në rrjete sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme, gjersa nuk mungojnë edhe të tilla nga përditshmëria.

E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi me bikini, ku duket se po shijon temperaturat e larta në një pishinë në vend.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja shfaqet në formë të mrekullueshme me bikini shumëngjyrëshe, derisa ka marrë vëmendje me fizikun atraktiv.

Lexo po ashtu Poza të tjera, Adriana Matoshi tërheq vëmendje me fustanin unik e paraqitjen provokuese

“Një admiruese e verës”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, komplimentet kanë qenë të menjëhershme nga miqtë e ndjekësit që Matoshi mban në Instagram.

Adriana përndryshe prej disa muajsh është beqare, pas ndarjes nga Keith Groeneveld. /Telegrafi/