Telegrafi

Si rrallë herë Billie Eilish ndan fotografi në bikini, teksa ndez fishekzjarret gjatë festës së 4 Korrikut

Billie Eilish e shtoi nxehtësinë në festimet e saj të 4 Korrikut me një fotografi të mrekullueshme me bikini.

Fituesja e Grammy-t, 22-vjeçare shkoi në Instagram, për të ndarë fotografi nga festimi i saj.

Në një imazh të mrekullueshëm, krijuesja e hiteve shfaq fizikun e saj të përsosur në bikini ngjyrë rozë me dy pjesë, ndërsa ndez fishekzjarrë, shkruan DailyMail.

Me flokët e saj brune të kthyera pas dhe një peshqir të mbështjellë rreth belit të saj, Billie bëri një buzëqeshje verbuese.

Në një fotografi tjetër, ajo pozoi me një mikeshë para një pasqyre përpara se të dy të kapeshin duke u rrotulluar në dysheme, të përqafuar dhe duke qeshur.

Argëtimi i festave vjen pasi bashkëpunëtori i “Taylor Swift”, Jack Antonoff u akuzua se i hodhi “hije” Billie-t, ndërsa mosmarrëveshja e tyre e supozuar duket se po vazhdonte. /Telegrafi/