Këngëtarja Alma Bektashi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Për shumë vite ajo ishte në panelin e jurisë së “The Voice of Albania”, ndërsa që atëherë nuk ishte shumë aktive në televizion.
Megjithatë, Alma gjendet çdo herë pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale, në të cilat është mjaft aktive.
Janë të rralla rastet kur Bektashi ka pozuar me bashkëshortin, megjithatë së fundmi ajo e publikoi për ndjekësit një imazh të tillë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Sokoli, janë fotografuar në Muzeun e Arteve në New York, vend në të cilin aktualisht po shijojnë disa ditë pushimi.
“Me dashnin”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaqet shumë e lumtur pranë tij.
Komentet dhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumtë. /Telegrafi/