Këngëtarja Eliza Hoxha aktualisht ndodhet në Tiranë, ku është paraqitur në festivalin “Kënga Magjike 2016” me këngën “Vendi im”.
Interpretimi i këngëtares live në natën e dytë të festivalit, la të mahnitur publikun në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Gjersa po qëndron këto ditë në kryeqytetin shqiptar, Eliza po shfrytëzon mjaft mirë kohën edhe për të shëtitur rrugëve të Tiranës.
Sot (e enjte) gjatë ecjes nëpër qytet, këngëtares i është servuar një pamje shumë befasuese në ballkonin e një apartamenti.
Në atë ballkon gjendeshin dy trupa marionetë të lidhura me litar, duke pasyqruar skenën e një vetvrasjeje.
“Tirana prej një tjetër këndi” ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, gjersa duket se reagimi i saj ka qenë i qetë kur ka parë se kjo pamje është e improvizuar. /Telegrafi/