Tre të rinj shqiptarë kanë grabitur një banesë në Milano të Italisë, krim për të cilin u arrestuan ditën e sotme.
Policia Italiane ka publikuar pamjet e grabitjes.
Siç shihet në video duket se shqiptarët nuk e kanë për herë të parë grabitjen nëpër banesa, pasi janë mjaft mirë të organizuar dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë, transmeton Albeu.com.
Gjatë arrestimit atyre iu zbuluan 5,000 euro, 6,000 dollarë si dhe sende të tjera me vlerë.
Ata u arrestuan sot, pas zbulimit që iu bë nga bisedat e tyre në WhatsApp me banorët e zonës, ku përpiqeshin që t’u shisnin çfarë kishin grabitur deri më tani.