Telegrafi

Si quhet simboli “@”, në shtete të ndryshime të Evropës? (Foto)

Në Shqipëri, kështu, për shembull, ky karakter quhet "kërmill", në Danimarkë dhe Suedi, "feçka e elefantit”, në Greqi dhe Qipro quhet "rosë", ndërsa në Hungari "insekt".

Emri i zakontë, "monkey" – pra "majmun" – ose "et" – përdoret në Austri, në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Kroaci, Estoni, Finlandë, Gjermani, Irlandë, Itali dhe shumë vende të tjera evropiane. Por, me këtë emër, varësisht variacioneve rreth kësaj teme, zakonisht dalin në pah edhe emërtime të tjera, transmeton Telegrafi.

Kështu, në Austri shenja “@”është quajtur edhe "majmuni-merimangë"; në Belgjikë, Gjermani dhe në Luksemburg – "bishti i majmunit"; në Finlandë, "bisht mace".

Në Sllovaki shenja “@” quhet "mbështjellës peshku", në Rusi "qen". "Kërmilli", përveçse në Shqipëri, përdoret edhe në Itali, Bjellorusi dhe Ukrainë.

Termi "A-ja e çmendur" është përdorur në Serbi, Mal të Zi, dhe krahas standardit "et", edhe Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/