Telegrafi

Si qëndron e vërteta pas fotografisë virale të qitësit që përdor pasqyrë për të goditur objektivin në Lojërat Olimpike të Parisit?

Vetëm pak ditë pasi qitësi turk Yusuf Dikec u bë sensacion në internet për stilin e tij të gjuajtjes në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, një tjetër fotografi është bërë virale.

Në foto shihet një tjetër qitës që synonte objektivin ndërsa shikonte një pasqyrë.

Bëhet e ditur se imazhi ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale, me shumë prej përdoruesve që filluan ta lavdërojnë qitësin, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, më vonë doli se fotografia virale ishte e rreme.

Imazhi në fakt ishte i realizuar me Photoshop dhe nuk kishte asnjë lidhje me lojërat në Paris.

Sipas raportimeve, personi i paraqitur në imazh nuk është një qitës, por Pongsak Pongsuwan, i cili është një aktor dhe komedian nga Tajlanda. /Telegrafi/