Site icon Telegrafi

Si punon motori me benzinë, videoja e regjistruar në formatin 4K tregon proceset e punës

Videoja e regjistruar në formatin 4K, tregon të gjitha proceset e punës së motorit. Nëse jeni adhurues i motorëve klasikë SUS, në veçanti atyre me benzinë, kjo është një përvojë shumë e mirë.

Kanali TROdesigns në YouTube ka menduar për realizimin e një video fantastike. Bëhet fjalë për motorin e motoçikletës Honda XR75 prodhim i vitit 1977, cilindri i të cilit ishte ndërruar me akrill transparent që mundëson pamje në procesin e punës, transmeton Telegrafi.

Klipi që përdoret është origjinal, por i pastruar me qëllim që të ketë sa më pak gërvishtje nëpër mure të cilindrit plastik.

Videoja është realizuar në formatin 4K dhe tregon tërë procesin e punës së motorit. Kënaquni me videon, e pjesët më interesante fillojnë nga minuta e 12-të, në veçanti ajo më befasuesja është në errësirë rreth minutës së 18-të. /Telegrafi/

 

Exit mobile version