Site icon Telegrafi

Si punohen furqetat me hekur (Video)

Furqetat tani janë shumë të popullarizuara, të gjithave u rrinë bukur, ndërsa mund të punohen shpejt.

Kyçni hekurin për flokë së paku dhjetë minuta para se ta përdorni, transmeton Telegrafi.

Flokët krihni mirë, por mundeni edhe t’i spërkatni me mjete mbrojtëse, të cilat mund t’i blini në parfumeri dhe në sallone frizerësh, të cilat shërbejnë për mbrojtje të qimeve nga temperatura e lartë.

Qëndroni para pasqyrës dhe filloni t’i mbështjellni tufë pas tufe, kështu: Kujdes të mos digjeni, prandaj mos u ngutni.

Nëse nuk arrini sukses në herën e parë, flokët mund t’i hekurosni, mirëpo mos hiqni dorë nga furqetat tuaja – provoni t’i bëni herën tjetër, sepse vërtet nuk është vështirë.

Kur të përfundoni, mundeni t’i spërkatni furqetat me llak flokësh, në mënyrë që të qëndrojnë më shumë, posaçërisht kur është kohë e lagësht. /Telegrafi/

Exit mobile version