Telegrafi

Si i priti Stivi Frashëri dy herë penalltinë kapitenit të Cluj, Ciprian Deac

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, priti dy herë penalltinë, e gjuajtur nga ylli i Cluj, Ciprian Deac, pasi e para ishte përsëritur.

Cluj hapi ndeshjen me Nana Boateng në minutën e 17-të, duke shënuar nga afër pas një tollovie në zonë.

Më pas, në minutën e 32-të, gjyqtari akordoi penallti në favor të Cluj, pas një faulli ndaj Malele nga Emërllahu.

Ciprian Deac mori përgjegjësinë për goditjen nga 11 metra, por portieri Stivi Frashëri e kuptoi këndin dhe e priti gjuajtjen.

Gjyqtari konsideroi se lojtarët e Ballkanit u futën në zonë para se lojtari i Cluj të prekte topin dhe vendosi të përsërisë penalltinë.

Deac ishte sërish përballë portierit Frashëri, ndërroi këndin, por portieri ynë e priti sërish gjuajtjen e kapitenit të Cluj.

 

Një fitore do të sillte kualifikimin e CFR Cluj nga vendi i dytë, ndërsa Ballkani është pa gjasa./Telegrafi/