Lajme të mira për meshkujt që urrejnë të rruhen: femrave u pëlqejnë meshkujt me mjekër, sipas një studimi nga Australia.
Hulumtuesit ua kanë shfaqur 8,500 grave fotografitë e fytyrave të meshkujve, të cilat kanë qenë fotografi të meshkujve me fytyrë të rruar, me mjekër apo me mjekër të shkurtër. Pastaj, gratë e kanë vlerësuar çdo imazh për joshjen seksuale, transmeton Telegrafi.
Sipas studimit, gratë i kishin vlerësuar meshkujt me çfarëdo lloj mjekre, të shkurtër apo të gjatë, si më tërheqës sesa ata të rruar.
Kjo mund të jetë për shkak se qimet e fytyrës janë shenjë e burrërisë, thotë autorja e këtij studimi Danielle Sulkiowski, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Charles Sturt, Australi.
Qimet në fytyrë bëjnë të dukeni më të fortë dhe dominues, e këto janë karakteristika të cilat gratë i kërkojnë me apo pavetëdije tek meshkujt.
Por, nëse me të vërtetë dëshironi të fitoni vëmendjen e saj, atëherë mbani mjekër të shkurtër – pasi që gratë e kanë vlerësuar si llojin më seksi të mjekrës. /Telegrafi/