Site icon Telegrafi

Si po shkojnë bisedimet e Milanit për kontratat e Hernandez dhe Maignan

Drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada, ka deklaruara se negociata për Theo Hernandez dhe Mike Maignan po shkojnë mirë dhe do të zgjidhen brenda dy muajsh.

Ish zbuluesi i talenteve dhe drejtori aktual dha një intervistë të gjatë ekskluzive për MilanNews.it dhe ndër çështjet që ai mbuloi ishte diskutimi për vazhdimin e kontratave për disa lojtarë.

Këto përfshijnë portierin Maignan dhe mbrojtësin e majtë Theo Hernandez, marrëveshjet e të cilëve zgjatin vetëm deri në qershor 2026.

“Ne i filluam negociatat dy muaj më parë dhe mund të themi se po shkojnë shumë mirë”.

“Nuk e di se cili do të jetë i pari për të nënshkruar, por ne kemi filluar shumë mirë. Natyrisht, të gjithë janë të lumtur, nuk kam parë askënd që dëshiron të largohet. Ju mund t’i pyesni ata, ata janë të gjithë të lumtur këtu në Milano”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version