Site icon Telegrafi

Si po shiten biletat e Kosovës në kohë rekorde, kompania tregon procedurën

Kompania që merret me shitjen e biletave për ndeshjet e Kosovës, ‘tiks.app’ ka bërë një njoftim para ndeshjeve të muajit nëntor.

‘Tiks.app’ ka qenë shpeshherë në cak të akuzave për shkak të shitjes së biletave për ndeshjet e Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, kompania në fjalë ka sqaruar se si shkon procedura e shitjes së biletave.

“Shitja e shpejte e biletave”

1. Nga aspekti teknologjik, dhjetëra-mijëra transaksione mund te realizohen për me pak se një sekondë.

2. Shitja e biletave brenda 2 minutave është praktikisht e pamundur! Pra nëse e shihni këtë titull ose njoftim, me gjasë do te thotë se aktualisht te gjitha vendet janë rezervuar brenda kësaj periudhe, sepse shitja nënkupton se çdo bilete te ketë pagese te verifikuar! Për te arritur te përmbyllja e ciklit të shitjes, janë së paku katër hapa qe duhet përmbushur: a) Zgjedhja e ngjarjes, b) Zgjedhja e ulëseve, c) Rishikimi i shportës dhe d) Futja e informatave te nevojshme për realizimin e pagesës – pra ky proces mund të zgjasë edhe më shumë se 10 minuta.

3. Jo te gjitha biletat shiten ne ciklin e parë, ne fakt shiten 60% – 70% e tyre, për shkak te dështimeve ne pagesa apo qe klienti vendose qe mos ti blejë ato dhe lirohen ne sistem nga shporta pas një periudhe.

4. Pra, procesi i lirimit te ulëseve ne sistem është dinamik dhe shpeshherë procesi i shitjes se biletave mund te zgjasë disa ditë, kuptohet me sasi shumë të vogël se ne fillimin e shitjes.

5. Te gjitha te drejtat, kompetencat dhe përgjegjësitë për bileta i takojnë Organizatorit te Ngjarjes, qe ne këtë rast është FFK. Pra, përcaktimi i çmimit te biletës, shpërndarja e tyre, etj. janë përgjegjësi dhe kompetence ekskluzive e organizatorit.

6. Gjate procesit te shitjes se biletave, Organizatori i rialokon një pjese te konsiderueshme te tyre për nevojat e ngjarjes (tifozët, zyrat diplomatike, institucionet shtetërore, UEFA / FIFA, organet e rendit, mjeket, etj.), ndërsa pjesën e mbetur e ofron për publikun e gjerë.

7. Stadiumi “Fadil Vokrri” aktualisht ofron 12,624 ulëse për spektatorë.

/Telegrafi/

Exit mobile version