Site icon Telegrafi

Si po punësohen infermierët kosovarë në Gjermani?

DEKRA Akademie është vendosur zyrtarisht në Kosovë dhe ka hapur dyert për infermierët e licencuar, të cilët dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të organizuar dhe të shpejtë në Gjermani.

Në njoftim thuhet se ata do të kenë mundësi të përfitojnë falas të gjitha shërbimet e mësimit të gjuhës gjermane, aftësimit profesional, certifikimit, ndërmjetësimit të punësimit, transferimit në Gjermani dhe asistencë për bashkim familjar.

Kosova ka një numër të lartë të infermierëve të diplomuar të cilët e kanë të pamundur të punësohen në sektorin publik dhe privat.

Ardhja e DEKRA Akademie në Kosovë korrespondon me një moment të vështirësuar punësimi për shkak të pandemisë dhe goditjes që ajo ka shkaktuar në ekonominë e vendit dhe rritjen e numrit të papunësisë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përgjatë pesë muajve të parë të vitit 2020, në Agjencinë e Punësimit u regjistruan 72,000 punëkërkues të rinj, prej të cilëve 35 mijë persona u regjistruan vetëm në muajin maj.

DEKRA Akademie ofron mundësinë e aftësimit, trajnimit dhe certifikimit të infermierëve sipas normave të shtetit Gjerman. Certifikimi si infermier, vlen për gjithë jetën me mundësi për punë në të gjithë Gjermaninë njësoj si infermierët e këtij vendi.

Kandidatët e interesuar do t’i përfitojnë të gjitha shërbimet e ofruara nga DEKRA Akademie pa asnjë pagesë, përveç kostove të palëve të treta si noterizime, përkthime e tarifa zyrtare të institucioneve të tjera.

Në pamundësi të kandidatëve edhe këto kosto mund të financohen nga DEKRA Akademie dhe kandidatët kanë mundësinë e shlyerjes me këste të vogla pasi të jenë punësuar në Gjermani.

Për gjithçka ju ofrohet, kandidatët kanë vetëm detyrimin për të qëndruar tek punëdhënësi në Gjermani për një periudhë dyvjeçare. Më pas është plotësisht në dëshirën dhe preferencën e tyre për të qëndruar ose për të zgjedhur një punëdhënës tjetër kudo në Gjermani.

Tek DEKRA Akademie ju do të keni mundësi të kryeni të gjithë procesin e mësimit të gjuhës, aftësimin profesional, trajnimin për tu pajisur me certifikatë gjermane të infermierit, njohjen e dokumenteve në Gjermani, sigurimin e kontratës së punës, pajisjen me vizë dhe transferimin në Gjermani. Gjithçka është e organizuar në mënyrë profesionale dhe në përkrahje të vazhdueshme nga stafi i DEKRA Akademie.

Ne po ashtu asistojmë infermierët edhe në procesin e bashkimit familjar pasi ata të kenë kaluar një periudhë të caktuar pune në Gjermani.

Gjermania është vendi më i pëlqyer dhe me numrin më të lartë të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë jashtë vendit, për shkak të lehtësirave që ofron dhe procesit shumë të organizuar të emigrimit.

DEKRA Akademie, me reputacionin dhe ekspertizën më të lartë në këtë fushë, garanton të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të realizuar brenda 18 muajve të gjithë procesin e mësimit te gjuhës, kontratën e punës, trajnimin profesional, njohjen e dokumenteve, licencimin dhe transferimin si infermier ne Gjermani.

Ndërsa, ajo që kërkohet nga infermierët e interesuar është vullneti për tu përkushtuar në mësimin e gjuhës gjermane deri në nivelin B2, si dhe ndjekja e të gjithë trajnimeve dhe udhëzimeve me rigorozitet për të përfituar maksimalisht nga kjo mundësi e ofruar falas nga DEKRA Akademie.

Krejt çka ju duhet për të pasur jetën dhe punën që keni ëndërruar gjithmonë është diploma e shkollës së mesme ose e fakultetit në infermieri, licenca e infermierit, si dhe të regjistroheni në kompaninë DEKRA Akademie.

Çka ofron DEKRA Akademie për infermierët kosovarë?

Kontratë pune në Gjermani me pagë minimale 1500 EUR Neto;

Kursi i gjuhës gjermane nga A1 deri në nivelin B2;

Aftësim profesional dhe trajnim specifik sipas standardeve Gjermane;

Përgatitje për marrjen e Licencës Gjermane të Infermierit;

Pajisje me vizë pune dhe transferim në Gjermani;

Asistencë në bashkimin familjar pas një periudhe pune në Gjermani;

Të gjitha këto i përfitoni falas PA ASNJË PAGESË!

Thirrja për aplikim:

Të gjithë infermierët të cilët plotësojnë kriteret dhe janë të interesuar mund të kontaktojnë menjëherë në +38348552552 ose të na vizitojnë në zyrat tona në Prishtinë në adresën Rruga “Rexhep Luci”, Nr. 9,10000 Prishtinë.

Exit mobile version