Fotot ajrore tregojnë se si militantët e Shtetit Islamik po përdorin civilët si mburoja për të shpëtuar nga qyteti verior sirian Mambij.
Forcat Demokratike Siriane kanë bërë të ditur se fotografitë tregojnë një kolonë me qindra automjete në ikje nga qyteti.
Në secilin prej automjeteve ata kanë vendosur edhe civilë. Autokolona po shkon në veri, në drejtim të kufirit me Turqinë, transmeton tema.
Sirianët e organizuar në grupimin Forcat Demokratike Siriane, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, kanë marrë plotësisht nën kontroll qytetin Manbij.