Site icon Telegrafi

Si po i ndihmon Cristiano Ronaldo ende lojtarët kryesorë të Real Madridit

Ajo çfarë ka bërë Cristiano Ronaldo është një model që ende po e ndihmon Real Madridin edhe sot, raporton Diario AS.

Krahas arritjeve të tij sportive, portugezi la një trashëgimi në klub për ruajtjen e gjendjes fizike dhe profesionalizmin duke përmirësuar formën e tij dita ditës edhe gjatë para-sezonit.

Ronaldo dihej se punonte kaq shumë edhe në ditët e pushimit, për këtë arsye ai pothuajse nuk u lëndua dhe po shijon një karrierë të gjatë.

Kjo filozofi tani po modelohet nga disa lojtarë të ekipit të parë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, duke përfshirë Vinicius, Rodrygo, Tchouameni, Arda Guler plus djemtë e rinj Kylian Mbappe dhe Endrick.

Janë shfaqur fotografi të lojtarëve kryesorë të Real Madridit që punojnë shumë për fitnesin e tyre edhe gjatë pushimeve.

Për më tepër, kur Mbappe dhe Endrick u prezantuan te Real Madridi, ata të dy përmendën Cristiano si ndikimin e tyre më të madh.

“Nuk e kisha planifikuar, e kam dashur Real Madridin që i vogël. Cristiano Ronaldo hyri në jetën time… Për shkak të tij erdha në Madrid atë ditë”, deklaroi Endrick. /Telegrafi/

Exit mobile version