Site icon Telegrafi

Si po e detyron Chelsea, UEFA-n ta ndryshojë rregulloren me transferimet e fundit

UEFA është vendosur të marrë masa për të parandaluar klubet e tjera që të ndjekin hapat e Chelseat dhe trajtimin e kontratave të lojtarëve nga ana e tyre.

Blutë kanë marrë vendimin për të ofruar marrëveshje tetëvjeçare për nënshkrimet e tyre të reja, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Sipas The Times, lëvizja ishte e qëllimshme, pasi i lejon klubit të shpërndajë më tej koston e një transferimi në librat e tyre.

Lexo po ashtu Si mundet Chelsea të shpenzojë mbi 500 milionë euro dhe mos ta thyejë rregullin financiar, ndërsa United duhej të huazonte Weghorstin

Një lëvizje e tillë u lejon atyre të shpenzojnë më shumë para për lojtarë të rinj pa shkelur rregulloret e Fair Play-it Financiar.

Burimi shton se UEFA së shpejti do të vendosë rregulla për të parandaluar masa të tilla.

Ata do të sigurojnë që brenda pasqyrave financiare, marrëveshjet e lojtarëve mund të ndahen vetëm me një maksimum prej pesë vjetësh në libra. /Telegrafi/

Exit mobile version