Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq tha se Qeveria e Malit të Zi i kishte dërguar përsëri një kërkesë Serbisë për ekstradimin e Svetoraz Maroviqit.
Politikani shqiptar pohoi se për të krijuar marrëdhënie më të mira me Serbinë, qeveria beson se kërkesa për ekstradimin e një njeriu i cili është, siç theksoi ai, “personifikimi i krimit” është i justifikuar.
“Ne duam të vendosim për këtë çështje, duke shpresuar se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët me Serbinë dhe do ta sjellim Maroviq para drejtësisë”, tha lideri i grupit, URA në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
“Është e pajustifikuar që Maroviq tani ecën lirshëm në një vend tjetër, dhe se djali i tij gjithashtu kryen veprimtari biznesi”, pohoi ai.
Abazoviq deklaroi se ky është vazhdim i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, i cili është një përparësi i Qeverisë. /Telegrafi/
PPV @DritanAbazovic saopštio: Vlada 🇲🇪ponavlja zahtjev za izručenje Svetozara Marovića.
To je pravedno i obaveza prema građanima #CrnaGora. pic.twitter.com/CDgOVdtKuo— Vlada Crne Gore (@VladaCG) December 28, 2020