Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se pasditen e së dielës në linjën AC DN 150 tip D ka ndodhur një defekt me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm janë një pjesë e Graçanicës si dhe zona në drejtim të Llapnasellës, Preoci, Zona Industriale.
Sipas njoftimit të zëdhënëses Arjeta Mjeku, ekipet janë duke punuar nga mëngjesi por po hasin në vështirësi.
“Për shkak të pozicionit të vështirë të punës, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar që nga orët e hershme të mëngjesit, mirëpo afërsia me lumin Graçanka si dhe By-passimet e linjave në të kaluarën kanë shkaktuar edhe më shumë vështirësi në sanimin e problemit në fjalë”, thuhet në njoftim.
Furnizimi me ujë të pijshëm pritet të rikthehet në orën 21:00, sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”./Telegrafi/