Site icon Telegrafi

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, mijëra yje deti dolën nëpër plazhe (Foto)

Stuhia Angus që e ka goditur bregdetin e Portsmouth të Anglisë, ka bërë që shumë yje të shkëputen nga tabani i detit dhe të dalin në plazhe.

Valët e rrëmbyeshme i kanë shkëputur nga vendbanimet e tyre, duke i nxjerrë më pas në tokë, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz janë përpjekur që t’i vënë në kova dhe t’i kthejnë sërish në ujë, por ka qenë e kotë sepse sasia e tyre vetëm shtohej.

“Ishte një garë me kohën, ne i kthenim disa, por uji i sillte yje tjera nga deti. Në të njëjtën kohë, shumë prej tyre ngordhnin sepse iu bë kohë e gjatë në tokë”, ka thënë Peter Whitelock, që ka punuar si vullnetarë për të shpëtuar këto gjallesa.

Banorët që jetojnë pranë këtyre plazheve, kanë thënë të mos kenë parë më herët një fenomen të tillë, që ka ndodhur pas stuhive të ndryshme. /Telegrafi/

Yje

Exit mobile version