Site icon Telegrafi

Si pasojë e shiut në qendër të Shkupit rënohet toka në afërsi të një ndërtese (Foto/Video)

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ndërtesat e reja baroke në Shkup janë në gjendje kritike nga shiu i madh, përderisa edhe toka përreth godinës ka filluar të rënohet edhe rreth disa objekteve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjendje më kritike është përreth godinës së Ministrisë për Punë të Jashtme (MPJ), dhe Zyrës së policisë financiare dhe për shkak të sigurisë policia bllokoi të gjitha lëvizjet përreth godinave.

Pas shiut që bie gati tre ditë, gjithashtu raportohet se është vërshuar edhe muzeu i OBRM-së dhe Teatri i ri. Në afërsi të objekteve të lartpërmendura kishte polici dhe ata zjarrfikës, ndërkohë që me pompa u nxorr uji nga këto objekte, njofton Alsat M. /Telegrafi/

Exit mobile version