Site icon Telegrafi

Si pasojë e ngricave vetura e EULEX-it del nga rruga

Reshjet e borës përveç që kanë vështirësuar kalimin normal të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës, kanë bërë që të ketë numër të madh të aksidenteve.

Një veturë e EULEX-it nga ngricat në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në fshatin Nagakofc kanë bërë që një veturë e EULEX-it të dalë nga rruga.

Telegrafi e ka siguruar një foto ku shihet një veturë e tipit xhip, e cila ka rënë anash rrugës në këtë magjistrale.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mbi vendin tonë gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ftohët dhe me reshje bore.

IHK njofton se fushat me presion të ulët atmosferik, të cilat kanë ardhur nga viset polare, do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të borës. /Telegrafi/

Exit mobile version