Për shkak të coronavirusit, shumë restorante dhe bare janë mbyllur, duke i penalizuar të gjithë të darkojnë në vendet e tyre të preferuara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një restorant në Suedi po hapet duke i respektuar njëherit udhëzimet për distancë – stafi do t’i shërbejë vetëm një personi në ditë, përmes një shporte të bashkangjitur në një litar nga kuzhina, drejt një tryeze në mes të një fushe.
Në Suedi, njerëzit inkurajohen të respektojnë distancimin shoqëror, mirëpo vendi nuk ka zbatuar masat e rrepta të bllokimit.
Kështu baret, restorantet dhe kafenetë janë të hapura, por që numri i tavolinave në këto vende është reduktuar në mënyrë që njerëzit t’i qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Restoranti që pranon vetëm një klient, pritet të hapet javën tjetër dhe do të qëndrojë i hapur deri më 1 gusht./Telegrafi/