Telegrafi

Si pasojë e aksidentit gjetën vdekjen 29 persona, momenti kur autobusi me turistë gjermanë del nga rruga në Portugali (Video)

Një autobus që transportonte turistë gjermanë ka dalë nga një rrugë dhe është përmbysur.

Si pasojë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë gjetur vdekjen të paktën 29 vetë dhe 27 të tjerë janë lënduar.

Autobus që transportonte turistë gjermanë thuhet u rrëzua nga një rrugë dhe u përmbys në ishullin portugez të Madeira.

Lexo po ashtu Autobusi me turistë gjermanë del nga rruga, 29 të vdekur dhe 27 të lënduar në Portugali (Foto/Video)

Aksidenti ndodhi në orën 18:30, sipas kohës lokale, kur shoferi humbi kontrollin e autobusit në një kryqëzim dhe doli jashtë rrugës, sipas agjencisë portugeze të lajmeve Lusa.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e rrëzimit të autobusit. /Telegrafi/