Telegrafi

Si njëvjeçare humbi duart dhe këmbët nga meningjiti, sot ajo merret me gjimnastikë (Foto/Video)

Harmonie-Rose Allen që kishte humbur dy duart dhe këmbët nga meningjiti, për asnjë moment nuk i është dorëzuar në jetë dhe kështu edhe sot merret me gjimnastikë.

Kësaj 5-vjeçare nga Bath, Smoerset i kishin dhënë vetëm 10 për qind gjasa për mbijetesë, kur u prek nga infeksioni i thellë qysh kur ishte vetëm 11-muajshe, transmeton Telegrafi.

E pasi mbushi një vjet asaj ia amputuan duart dhe këmbët dhe një pjesë të hundës, që ia kishte prekur kjo sëmundje e rëndë. Megjithatë, ajo nuk u dorëzua dhe hapat e parë i bëri me proteza, e në mars të këtij mori pjesë në gjysmë maratonën.

Ajo thotë se është dashuruar në hobin e saj të ri – gjimnastikën – ku vazhdimisht bën sallto dhe po mësohet të rrokulliset nëpër dyshekë të palestrës. /Telegrafi/