Ata dolën publikisht në fund të vitit të kaluar dhe që atëherë kanë qenë gati të pandashëm.
Rihanna nuk mund t’i ndahet të dashurit, reperit ASAP Rocky, ndërsa ata u fotografuan duke marrë ushqim nga një restorant meksikan i hapur në New York të martën në mbrëmje.
Këngëtarja 33-vjeçare ishte mbështjellë në krahët me të dashurin e saj ndërsa ishte ulur në një tavolinë të lartë në El Nuevo Amanecer në Manhatan, shkruan DailyMail.
Rihanna ishte veshur me një këmishë më të gjatë të zezë dhe të bardhë të cilësisë së mirë ‘No Limit’ me mëngë të gjata nga brendi i famshëm i viteve ’90, ‘Master P’.
Ajo e shoqëroi pjesën e sipërme të saj me një palë xhinse të zeza, të shqyera në disa pjesë.
Bukuroshja e lindur në Barbados kishte vendosur edhe disa gjerdanë, ndërsa mbante gjithashtu një çantë të zezë.
Pavarësisht orëve të vona, Rihanna bartte një palë syze dielli të errëta në formë drejtkëndëshe.
Ndërkohë ASAP Rocky, emri i plotë i të cilit është Rakim Athelaston Mayers – përputhej me të dashurën e tij, ndërsa kishte veshur një palë pantallona të zeza me një këmishë të zezë me butona.
Ai kishte vendosur një kapele bejsbolli në kokë mbi gërshetat e tij.
Çifti ndërsa u ulën në restorantin e çuditshëm në rrugën Stanton i cili është i specializuar në ushqimet meksikane dhe domenikane.
Reperi kohët e fundit pranoi se është ‘mahnitëse’ të kesh të dashurën pranë, sepse është kaq ‘e rëndësishme’ të kesh njerëz përreth që duan më të mirën për të.
I pyetur se sa e rëndësishme është që ai të ketë mbështetjen e Rihannës për filmin e tij të ri dokumentar, në të cilën ajo shfaqet – ai tha për ‘Entertainment Tonight’: “Është e rëndësishme ta kesh atë mbështetje në jetën reale, e di? Është e mahnitshme dhe sinqerisht jam vërtet e bekuar, vërtet”.
Filmi – i cili gjithashtu përfshin emra të njohur si: Naomi Campbell, Tyler the Creator dhe Kim Kardashian West – dokumenton rritjen e famës së Rockyt, duke përfshirë qëndrimin e tij famëkeq në izolim në një burg të Suedisë në korrik të vitit 2019. /Telegrafi/