Telegrafi

Si një yll roku: Bellingham mbërrin në Torino për të marrë çmimin “Golden Boy”

Qindra tifozë në Turin u mblodhën për të pritur Jude Bellingham teksa ylli i Real Madridit do të marrë çmimin “Golden Boy”.

Bellingham do të marrë çmimin si lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare në Evropë, nga gazeta italiane Tuttosport në një ceremoni që do të mbahet në Turin sot (e hënë).

Ai mbërriti në kryeqytetin e Piedmontes nga Madridi në mëngjes dhe mori rrugë në drejtim të vendit ku do të bëhet ndarja e këtij çmimi.

20-vjeçari ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje për Real Madridin këtë sezon duke qenë një ndër lojtarët kyç të Carlo Ancelottit që në sezonin debutues të tij.

Jude pati fjalë të mëdha për Ancelottin në intervistën e tij të fundit për Tuttosport, duke thënë se tekniku italian e ka gjetur pozicionin e tij të duhur për të bërë që ai të shkëlqejë në kryeqytetin spanjoll./Telegrafi/