Telegrafi

Si nëpër filma: Shqiptari përleshet me ujkun – ja çfarë ndodh pastaj (Video)

Dhe një ditë ndodhi ajo edhe që pritej. Një ujk hyri në vadhën e deleve, duke mbytur 13 qengja, si dhe duke lënë të kafshuar rëndë 5 dele të tjera. Por, ujku rrezikoi edhe jetën e pronarit të fermës, i cili pasi e pikasi kafshën tinëzare, ndërhyri për ta larguar.

Përleshja me ujkun, sipas rrëfimit të tij, zgjati 40 minuta dhe siç mund ta shihni në këto pamje, ka përfunduar me pasoja të rënda. Pavarësisht vrasjes në fund të ujkut, pronari i fermës, aktualisht në spital, ka rreth 50 qepje në fytyrë, për shkak të çarjeve.

Sipas rrëfimit, ai e kishte kapur fillimisht për bishti ujkun, për ta nxjerrë nga vadha, por ujku i është vërsulur në fytyrë. Shpëtimi i vetëm ka qenë sëpata e varur në mur, shkruan “Ina”.

Për ngjarjen rrëfejnë edhe familjarët dhe banorët, të cilët kanë dëgjuar britmat, gjatë përleshjes me ujkun.

“Përveç këtij, ka edhe 6-7 ujq që rrotullohen këndej. Ishin dy mbrëmë këndej. por qentë e përzunë njërin ndërsa tjetrin nuk e arritën. Çdo natë lëvizin këndej, por mbrëmë na sulmoi”, u shpreh një banor i fshatit Batincë.

Situata ende nuk ka zgjidhje, pavarësisht se në mënyrë të fshehtë ndonjë gjahtar i gjuan ujqërit.

Nga komuna, siç tregojnë banorët, nuk është marrë asnjë masë konkrete, kundër rrezikut nga ujqit. /shekulli/