Telegrafi

Si nëpër filma: Shikojeni si arrestohet grupi kriminal serb, pas kryerjes së plaçkitjes në Barcelonë (Foto/Video)

Banda kriminale serbe “Pink Panter” ia ka dalë që për 48 sekonda nga një dyqan argjendarie në Barcelonë, të plaçkit stoli në vlerë prej 400 mijë euro, por për fatin e tyre të keq policia ua ka zënë gjahun në fyt .

Menjëherë pasi kishin kryer plaçkitjen në argjendari, bandën serbe prej pesë personash, jashtë e ka pritur policia spanjolle, e cila ka kryer një operacion spektakular arrestimi, shkruajnë mediat spanjolle, transmeton Telegrafi.

Anëtarët e grupit kriminal serb për një kohë të gjatë ishin nën përcjellje të policisë spanjolle, por edhe asaj serbe e gjermane.

Për më tepër ndiqeni videon e operacionit të plaçkitjes së grupit kriminal serb dhe fotografitë gjatë arrestimit të tyre. /Telegrafi/