Festa e javës së fundit të beqarisë zgjat për ditë të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë ngjarje kemi parë shumë filma hollivudian.
Zakonisht kjo javë kalohet në Las Vegas duke u bazuar edhe në thënien “Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”, atëherë presin të jetë një festë të çmendur të Afërdita Dreshajt.
Modelja shqiptare pritet t’i jep fund beqarisë pas një lidhje disavjeçare me hokejistin çek, Jakup Knidl.
Afërdita po shoqërohet prej së motrës Jehonës si dhe dy modeleve tjera shqiptare, Tika Camaj dhe Xhesika Berberi, por edhe prej disa mikeshave të ngushta.
Ajo ka publikuar disa fotografi dhe video në llogarinë personale në Instagram disa prej pamjeve të para të festës së beqarisë.
Dreshaj shihet duke u argëtuar tejet mase në një hotel luksoz, ku nuk do të mungojnë edhe kazinotë, klube striptizerësh dhe alkoolet.
E neve na mbetet të presim edhe video dhe imazhe të tjera prej ditëve të çmendura që po i presin këto vajza. /Telegrafi/