Dy dekada pasi Heidi Klum ishte bërë yll duke pozuar për ballinën e versionit gjerman të revistës Glamour, vajza e saj 16 vjeçare, Leni, e ka zëvendësuar nënën e saj në rolin e modeles.
“Këtë kam dashur ta bëj që e vogël dhe shumë kam qenë e nevrikosur me nënën që nuk më lejonte”.
“Tash, më në fund, mund të merrem me modelim dhe për këtë jam shumë e gëzuar”, ka thënë Leni për revistën në fjalë.
Më tej, ajo a shpërndarë fotografi dhe video që tregojnë në kombinim pozimin e Heidi dhe Leni Klum për Glamour Germany.
“E kam nderin ta ndaj këtë me nënën time, e cila ka qenë modelja e parë e ballinës së Glamour Germany“, ka thënë vajza e modeles së famshme. /Telegrafi/