Pamjet e stuhisë së rërës të filmuara gjatë të hënës në Iran ngjajnë shumë me skenat apokaliptike të filmave të Hollywood-it, dhe nuk është për t’u habitur se si të gjithë dëshmitarët okularë të këtij fenomeni, kapën telefonat e mençur për ta filmuar.
Një re gjigante e rërës që “bashkonte” tokën me qiellin, kishte mbuluar horizontin dhe për disa minuta bllokoi qendrën e qytetit Yazda, transmeton Telegrafi.
Dukshmëria ishte aq e vogël gjykuar nga pamjet e publikuara, sa që dukej si një mjegull e kuqe kishte rënë mbi qytetin Yazda.
Ky qytet iranian konsiderohet si njëri nga qytetet më të vjetra, dhe gjendet në mes të dy shkretëtirave të Iranit.
I njohur për arkitekturën unike, Yazda figuron edhe në hulumtimet e Marko Polos që ka shkruar për tepihët e Yazdas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JZCIVwy12bg