Të gjithë ëndërrojmë të kemi një shtëpizë të vogël në të cilën do të kalonim vikendet, por imazhet e publikuara më poshtë shfaqin një shtëpi të ndërtuar në dru e cila ngjan shumë me ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë nëpër përralla.
Eva dhe Tim Johnson kanë shpenzuar hiq më pak se 200 mijë funte, që këtë shtëpi të ndërtuar në dru ta shndërrojnë në një vilë luksoze me katër dhoma gjumi, kuzhinë të kompletuar dhe një ballkon mjaft të madh, transmeton Telegrafi.
Sipas agjencive të patundshmërive, çmimi i kësaj shtëpie në dru është i njëjtë me ato që janë të ndërtuar dhe shiten në qytetet e mëdha të Anglisë.
Për ndërtimin e shtëpisë që ka marrë emrin Piggledy janë nevojitur plot tre vite, ku shumicën e punimeve i ka kryer vetë pronari i saj.
Për t’u bindur se vërtetë është një shtëpi e bukur, shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë. /Telegrafi/