Para një supermarketi në Oregon të Shteteve të Bashkuara, është parë një skenë sikur në filmat me kaubojë.
Victorino Alerano-Sanchez e ka gjetur veten të lidhur me litar nga Robert Borba, i cili në vendin ku jeton njihet si ‘Rojtari i Vetmuar’, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit ka qenë duke bërë xhirot e zakonshme me kalë, kur e ka dëgjuar zërin e një femre të cilës 23-vjeçari ia kishte vjedhur biçikletën.
Si një hero i legjendave, 28-vjeçari e ka nxjerrë litarin dhe e ka futur në lak Victorinon.
“T’i nuk ke të drejtë të më ndalosh”, ka thënë hajni i BMX-it, ndërsa rrinte shtrirë në trotuar me këmbët e lidhura.
Policia që ishte ftuar në vendin e ngjarjes, e ka marrë të dyshuarin, ndërsa Borbanin e ka falënderuar për ndihmën. Megjithatë, policët heroit i kanë kërkuar të ketë kujdes se si e përdor litarin, në mënyrë që të mos i lëndojë keqbërësit. /Telegrafi/