Site icon Telegrafi

Si në lojën “Counter Strike”: Shihni se si njësia speciale hyjnë në laboratorët e drogës në Bosnjë dhe Hercegovinë

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska kanë kryer në Banja Lluka një aksion të quajtur “Unikat”.

Si rezultat, shkruajnë mediat e Bosnjë dhe Hercegovinës, përcjell Telegrafi, kanë gjetur dy laboratorë modernë për prodhimin e drogës.

Siç raporton Avaz, janë arrestuar Sanel Seraniç, Nenad Dragishiç, Dean Djajiç dhe Danijel Trniniq.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihen laboratorët dhe momenti kur tregtarët e drogës “puthën” betonin, skena të cilat sipas mediumit në fjalë ngjajnë me të lojës së famshme “Counter Strike”. /Telegrafi/

Exit mobile version