Kanë kaluar shumë vite që nga vallëzimi ikonik i John Travoltas në “Pulp Fiction” me bashkaktoren Uma Thurman, mirëpo aktori e ka dëshmuar edhe njëherë se mosha nuk ka ndikuar në aftësitë e tij në vallëzim.
Veterani i Hollywoodit është shoqëruar nga këngëtarja magjepsëse Lady Gaga, teksa është shfaqur në pistën e vallëzimit në një klub nate në Los Angeles në pasndejën e ceremonisë së ‘Grammy Awards.
Travolta kishte veshur kostum klasik të zi, derisa Gaga i përshtatej me ngjyrën e zezë, me një fustan të shkurtër lëkure.
Dyshja kanë shfaqur aftësitë e tyre në vallëzim duke u lënë mbresa të pranishmëve që kryesisht ishin yje të muzikës dhe ekranit.
Lady Gaga tashmë i ka lënë pas vetes shfaqjet ekstravagante, si ajo kur kishte veshur “fustan mishi” dhe kohë pas kohe, në ceremonitë e rëndësishme shfaqet me veshje që vënë në pah atraktivitetin e saj.
Teksa John Travolta gjithmonë kujdeset që të jetë në formë kur merr pjesë në ngjarje të mëdha. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IDVLVcDrE-A