Site icon Telegrafi

Si në Ibiza, jeta e natës në Prishtinë vazhdon edhe ditën! (Video)

Peseshja e DJ’ve botëror, labeli Apollonia, William Djoko dhe Enzo Siragusa e bënë kryeqytetin me ‘natë të madhe’.

Në fakt, mbrëmja e cila ishte menduar të jetë më e madhja e muzikës elektronike në Prishtinë po vazhdon edhe ditën.

Mijëra të pranishëm në performancën e DJ’ve me famë botërore erdhën për të përjetuar ndjenjën që e japin klubet e mëdha të muzikës elektronike që janë në Berlin, Ibiza apo qendrat tjera të mëdha, për të cilat njihen.

Ishte labeli Apollonia, me tre DJ që performojnë njëkohësisht në set e më pas edhe Djoko dhe Enzo Siracusa ata të cilët i bënë fansat e muzikës elektronike që ndejën e tyre ta vazhdojnë edhe në orët e hershme të mëngjesit në Zone Club, klubin i cili e kishte organizuar një performancë të madhe me 5 DJ të famshëm.

Atmosferë e tillë zakonisht shihet nëpër skena të mëdha të muzikës elektronike, sikurse në Ibiza apo vende tjera ku turmat janë të etura shumë për muzikën dhe refuzojnë ta lëshojnë vendin edhe në orët e hershme të mëngjesit apo deri në pasditë. Në Zone ndeja ende po vazhdon dhe pritjet e organizatorëve janë që ndeja të vazhdojë deri në ora 13:00 të ditës së sotme.

Për t’i parë të gjitha videot e performancave të 5 DJ’ve, klikoni KËTU.

Ndërsa atmosferën e krijuar në “Zone Club” gjatë ditës, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Exit mobile version