Telegrafi

“Si në Hiroshima!”: Tërmeti në Kroaci, pamjet janë të frikshme – dëgjohen britma, ka të lënduar dhe të vdekur

Një tërmet i fortë që goditi Kroacinë me magnitudë 6.2 kishte epiqendrën afër Petrinja, por ai u ndie fuqishëm në të gjithë vendin.

Dhe sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, skenat e para nga Petrinja janë të frikshme – ka shumë shkatërrime – dëgjohen britma dhe ka të plagosur si dhe të vdekur.

Siç bëhet e ditur më tej, një fëmijë gjeti vdekjen në Petrinja, konfirmoi kryetari Darinko Dumboviq. Bëhet fjalë për një vajzë 12-vjeçare.

Lexo po ashtu Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur një burrë nxirret “nga vetura e varrosur nën rrënoja” - djali i tij ishte me të

“Sikur në Hiroshima, gjysma e qytetit e dëmtuar. Tani jam para një vajze që vdiq, po presim ndihmë”, ka thënë Dumboviq.

“Ne nxorëm një fëmijë të vogël katërvjeçar, qyteti është shkatërruar, ju nuk mund të jetoni më në të. Fatkeqësi, nënat qajnë për fëmijët e tyre. Ne kemi nevojë për ndihmë, kemi nevojë për shërbime të urgjencës”, ka bërë thirrje ai.

Lexo po ashtu Tërmet i fuqishëm edhe sot në Kroaci

Rrugët e Petrinja janë plot me rrënoja, një numër i madh i ndërtesave janë dëmtuar dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve, raportoi televizioni H1.

Të gjitha brigadat e zjarrit në dispozicion nga Zagrebi janë duke udhëtuar për në Petrinja, ku shërbimet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po kërkojnë rrënojat me duart e tyre të zhveshura. /Telegrafi/