Telegrafi

Si në filmin “Transformers”: Babë e bir shndërrojnë veturën në një robot (Video)

Një baba nga Rusia së bashku me të birin e tij duket se janë inspiruar nga filmi fantastiko-shkencor “Transformers”, për të krijuar një veturë robot e cila ka armatim plotësisht funksional.

Genadi Kocherga dhe i bir i tij Sergei, i kanë kaluar plot gjashtë muaj për ta shndërruar veturën e tyre të tipit Lada 110, në një robot sikurse në filmin e shumkërkuar, transmeton Telegrafi.

Ideja u kishte lindur kur dyshja gjetën një lodër “Transformers” gjatë një udhëtimi në Singapor. Kështu vendosën që veturës së tyre të vjetër Lada t’i japin shpirt, dhe ta shndërrojnë në një robot të gatshëm për “luftë”.

“Duket si një veturë e klasit botëror, dhe mund të gjuaj derisa lëviz, dhe kryen funksionet e njëjta si ato të shfaqura në film”, ka deklaruar Genadi.

Kjo veturë tashmë është ekspozuar në shumë qytete, kurse Genadi planifikon që projektin e tij ta zhvilloj më tutje.

“Gjatë vitit të ardhshëm planifikojmë, që bazuar në këtë koncept të ndërtojmë edhe dy vetura tjera. Tashmë kemi boll ide interesante”, ka shtuar ai. /Telegrafi/