Një grup prej nëntë hajnash kishin për cak një dyqan në San Diego të Kalifornisë.
Bëhet fjalë për dyqanin Nordstrom, nga e cili vodhën çanta që kapnin vlerën e 140 mijë dollarëve, transmeton Telegrafi.
Policia amerikane ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur javën e kaluar, shumë pranë universitetit San Diego në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
Vjedhja ndodhi brenda 60 sekondave sikurse në filmin “Gone in 60 seconds”, ku u vodhën dhjetëra vetura të shtrenjta.
Këta nëntë hajna arritën të marrin sa më shumë çanta që mundeshin – duke arritur të largohen me 70 sosh.
Sipas policisë, vlera e çantave të vjedhura kap shumën e 140 mijë dollarëve. Megjithatë ajo çfarë akoma nuk dihet është nëse hajnat ishin të armatosur.
Kamerat e sigurisë brenda dyqanit ka filmuar tërë vjedhjen, ku u nevojitën pak sekonda që ta “zbrazin” lokalin dhe të largohen me çanta në duar. /Telegrafi/