Site icon Telegrafi

Si në filmin “Gone In 60 Seconds”, hajnat në Australi vjedhin 45 vetura brenda 15 orësh

Një grup hajnash në Australi kanë shokuar opinionin së fundmi – ata vodhën 45 vetura brenda 15 orësh si në filmin “Gone In 60 Seconds”.

Kjo vjedhje e madhe ka ndodhur në Melburn dhe u vodhën vetura me vlerë prej rreth dy milionë dollarë australianë (rreth 1.2 milionë euro), transmeton Telegrafi.

Katër persona – dy burra dhe dy gra, hynë në pronë private dhe fikën të gjitha sistemet e sigurisë.

Mes mjeteve të vjedhura janë edhe 20 njësi të modelit Honda Civic Type R, si dhe Skoda, VW Golf e Mercedes.

Deri më tani është arrestuar një grua 32-vjeçare, e cila policia e kapi pikërisht teksa po ngiste njërën nga veturat e vjedhura, jo shumë larg vendit të krimit.

Nuk dihet as se si kanë mundur hajnat të ndezin automjetet. Në total u gjetën 21 nga veturat e vjedhura, ndërsa pjesa tjetër akoma po kërkohet nga policia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version