Telegrafi

Si në filmin “Gone in 60 Seconds”, hajnat në Angli vjedhin pesë vetura që kapin e vlerën e 800 mijë eurove

Policia britanike ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e personave që vodhën pesë vetura luksoze që kapin vlerën e mbi 800 mijë eurove, vjedhje kjo që zgjati hiq më shumë se 60 sekonda.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin momentin kur pesë vetura luksoze vidhen në mes të natës në Essex të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Në natën  e 11 nëntorit, rreth orës 4:45 të mëngjesit hajnat arritën të futen në njësinë industriale në rrugën Brentwood në Bulphan.

Një prej veturave është gjetur nga policia në Essex, ndërsa katër tjera akoma mungojnë. Dy persona shihen në video duke hapur portën nga e cila i nxjerrin veturat.

Hajnat fillimisht nxjerrin veturën e rrallë Ariel Atom që kap çmimin e rreth 69 mijë eurove. Më pas një Mercedes G-Wagon që kushton 140 mijë euro.

Të tjerat janë, Porsche 911 Carrera rreth 105 mijë euro si dhe një Mercedes Maybach prej 175 mijë eurove. Kur këto vetura nxirren, për fund shihet duke vjedhur G-Wagon.

Policia në Essex ka konfirmuar se ka gjetur Maybachun, por katër tjera akoma nuk dihet se ku janë dërguar, e për këtë policia kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë çfarëdo informacioni që do t’i ndihmonte t’i gjejnë. /Telegrafi/