Telegrafi

Si në filma, vjedhin për 30 sekonda diamantet në vlerë prej 200 mijë euro në SHBA (Video)

Një ngjarje pothuajse e ngjashme me filmat aksion të Hollyëood-it, është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një argjendarie në Georgia të SHBA-ve.

Aty shihen dy persona që nuk hezitojnë të thyejnë më çekanë dollapët në prezencë të punonjësit, dhe për pak sekonda të mbushin çantat me diamante që kapnin vlerën e 200 mijë dollarëve, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq autoritetet e sigurisë kanë publikuar pamjet e kësaj vjedhje në argjendari, duke shpresuar se dikush prej qytetarëve do të ndihmojë në identifikimin e hajnave, që menjëherë ishin arratisur nga vendi i ngjarjes.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 30 sekonda, ku hajnat edhe pse nuk i kishin fytyra e mbuluara me maska, nuk hezituan të përdorin çekanin për të thyer raftet dhe të marrin gjithçka që kishte brenda – diamante. /Telegrafi/