Site icon Telegrafi

Si në filma triler, italiani angazhon vrasës me pagesë përmes internetit – e pagoi me bitcoin për t’ia vrarë ish-të dashurën që e kishte braktisur

Pasi që e braktisi e dashura, italiani 40-vjeç vendosi t’i hakmerret në mënyrën më të rëndë të mundshme.

Eksperti i teknologjisë informative nga Lombardia, kishte menduar një skenë që mund të tingëllojë si një film triler, por falë intervenimit të hershëm të policisë – tragjedia është parandaluar në kohë, transmeton Telegrafi.

Kur e dashura e braktisi kah mesi i vitit të kaluar, ai u sigurua që t’i hakmerret. Disa muaj pas ndarjes, përmes ueb-faqes dark web gjeti një vrasës me pagesë, të cilin e pagoi plot 10 mijë euro në bitcoin për t’ia vrarë ish-partneren.

Siç raporton Zimo, marrëveshje për vrasje ishte që pagesa të kryhet në katër këste, kurse kësti i parë pasi u pagua ky burrë nga Italia përfundoi në prangat e policisë.

Mediat lokale raportojnë se 40-vjeçari vazhdimisht kishte kontaktuar me ish-të dashurën, të cilës i dërgonte kartolina dhe lule.

E policia arriti ta zbuloi këtë komunikim dhe pas një kriptoanalize komplekse, arriti të zbulojë porositësin e këtij akti nga vrasësi me pagesë. /Telegrafi/

Exit mobile version