Site icon Telegrafi

Si në “filma horror” – i panjohuri futet në makinën e një gruaje në Angli derisa ndaloi në semaforë – ajo e vëren nga pasqyra që dikush gjendet brenda

Ky është momenti sikurse në “filmat horror” ku një i huaj hyri në makinën e një gruaje kur kjo e fundit ndaloi në semaforë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Steven Partington, 44-vjeçar, u kap nga kamerat e sigurisë duke bredhur aty pari, derisa iu afrua makinës Astra të bardhë, përpara se ai të hapte në heshtje derën e pasme të pasagjerit dhe të fshihej në sediljen e pasme.

Gruaja 40-vjeçare e kuptoi se një i huaj ishte në makinë kur ajo po shikonte te pasqyra e pasme dhe Partington papritmas qëndronte sikurse “një skenë nga një film horror”.

Ai më pas urdhëroi gruan “të qëndronte e qetë” dhe “të voziste”, para se të kapte frenuesin, derisa ajo kalonte nëpër qendrën e qytetit të Nottingham.

Ajo u përpoq të paralajmëronte shoferët e tjerë të rrugës duke i rënë borisë dhe duke goditur në dritare, gjatë ngjarjes së tmerrshme më 6 nëntor të vitit të kaluar.

Partington e kapi çantën e gruas dhe iku. Gruaja arriti të shkonte deri në shtëpi ku telefonoi edhe policinë, që lansoi një ndjekje të madhe.

Ai u kap pasi çanta e gruas u gjet e hedhur në një parking së bashku me një pallto jeshile, e cila përmbante dokumente me kusht në emër të Partingtonit.

Para se të kryente këtë vjedhje ai kishte kaluar një natë në qelitë e policisë, pasi u arrestua me dyshimin se ishte i dehur.

Partington e pranoi vjedhjen në Nottingham Crown Court dhe u burgos për katër vjet e tetë muaj të enjten. /Telegrafi/

Exit mobile version