Një grup hajnash të maskuar kishin përdorur buldozerin e vjedhur për të thyer një lokal dhe vjedhur bankomatin.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Suffolk, ku hajnat fillimisht vodhën buldozerin dhe më pas me të vodhën edhe bankomatin, transmeton Telegrafi.
Atyre iu deshën vetëm një minutë e gjysmë që të kryejnë vjedhjen si në skenat e filmave të Hollywood-it, kurse kalimtarët e rastit nuk guxuan të ndërhyjnë nga frika se mund ta pësojnë dhe kështu vetëm vështruan.
Njëri nga ata kishte nxjerr telefonin e mençur dhe e kishte filmuar këtë vjedhje, ku pesë burra të maskuar nuk hezituan ta përdorin makinerinë e rëndë për ta realizuar qëllimin.
Si pasojë e goditjes së ndërtesës brenda të cilës ishte i vendosur bankomati janë dëmtuar edhe themelet, kurse policia ka njoftuar se të njëjtin kishin përdorur buldozerin që disa orë më herët e kishin vjedhur në një fermë në Essex.
Por, pasi që arrijnë ta nxjerrin jashtë e vendosin në bagazhin e një veture dhe largohen nga vendi i ngjarjes pa gjurmë. /Telegrafi/