Një grabitje si në filma të Hollywoodit, ka ndodhur, përgjatë kufirit Francë-Zvicër.
Grabitës që paraqitën si hidraulikë i rrëmbyen vajzën një shoferi që merrej me transportin e parave të gatshme dhe kërkuan mjetin transportues si shpërblim për ta liruar atë.
Ata e lidhën vajzën në një makinë dhe më pas bashkëpunuar me bashkëpunëtor të të atit të saj, i cili punon për një kompani zvicerane që transporton para të gatshme të bankave, për të kërkuar një shpërblim, shkruan thefrontierpost, përcjell Telegrafi.
Grabitësit mundën të merrnin rreth 30 milionë franga zvicerane ose rreth 20 milionë euro nga furgoni.
Vajza e shoferit, u gjet e padëmtuar në një rrugë në periferi të Lyon.
Ajo ishte pyetur nga policia të premten dhe tha se ishte ende në gjendje shoku.
Asnjë arrestim nuk është bërë ende, ndërsa hetimi udhëhiqet nga policia franceze.
Policia zvicerane tha se po kërkonin tre burra francezë, ‘ndoshta nga jugu i Francës ose nga Afrika e Veriut”.
“Shumë hollësi mbeten të pashpjegueshme”, tha burimi francez, duke shtuar se hetimi pritej të zgjasë pak kohë.