Një video amatore e filmuar me telefon të mençur në lumin Thames në Londër, shfaq momentin kur katër “jet ski” ndiqen nga pas me anije nga policia.
Dhjetëra qytetarë që po shijonin rrezet e diellit në lokale afër ujit, mbetën të habitur kur panë policinë duke i ndjekur personat në jet ski që ngjante me shumë me një skenë të filmat të James Bondit, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se ndjekja ishte e vërtetë, dhe se policia kishte bërë të pamundurën që t’ua ndërron drejtimin jet skive që po lëviznin drejt qytetit.
“Policia i është vënë pas katër personave, pas raportimeve se po lëviznin me shpejtësi shumë të madhe me jet ski nëpër lumin Thames”, ka deklaruar një zyrtar policor. /Telegrafi/