Në aeroportin ndërkombëtar të Lionit në Francë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë sot, ku për shkak të një burri që u fut me veturë në pistë, autoritetet e sigurisë u detyruan të anulojnë fluturimet dhe aterrimet për disa momente.
Nuk dihen ende arsyet që e shtynë këtë burrë të ndërmerr këtë veprim, por policia u alarmua duke iu vënë pas me dhjetëra vetura, motoçikleta dhe helikopter, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur një burrë futet në pistë me veturën e tipit Mercedes, dhe pasi që e kupton se prapa kishte policinë vendosë të futet në zonën e gjelbëruar, por terreni i papërshtatshëm bëri që vetura t’i fluturon për disa metra.
Duke parë se nuk i dështoi plani me veturë, ai vendosë të vrapon nëpër pistë, duke bërë që dhjetëra policë ta ndjekin nga pas. Në raportin e policisë thuhet se ky burrë është arrestuar, ndërsa nuk kanë dhënë komente apo arsyen se pse e kishte ndërmarrë një veprim të tillë. /Telegrafi/